Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar një skandal të RTSH, ku me firmë të drejtorit Thoma Gëllçi, disa pajisje që kushtojnë vetëm 50 mijë euro, do të blihen për 300 mijë euro.

Sipas denoncimit dhe disa dikumenteve të publikuara, drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ka firmosur një tender të dyshimtë, ku vlërat e mallrave që pritet të blihen janë gjashtëfishuar.

“Me vetëm një firmë, Gëllci ka arritur të shpërdorojë plot 250 mijë euro taksa të shqiptarëve, të cilat pritet të futen në “xhepat” e disa rilindasve, punonjës shtetërorë apo drejtues të firmave private, të cilat plotësojnë vetëm një tabllo të këtij skandali”, shkruan Salianji.

Konkretisht, sipas dokumentave tenderi që po realizon Radio Televizioni Shqiptar, ka një vlerë prej 357 milionë lekë të vjetra (mbi 300 mijë euro).

“Një shifèr tepër e lartë duke parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, si pasojë e pandemisë Covid 19, por edhe arkave bosh të institucioneve shtetërore. Megjithatë, pandemia për drejtuesit e RTSH është vetëm “mburojë” e fryrjes së fondeve për këtë tender. Dokumentat e publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, duke i krahasuar me çmimet në tregun e lirë, apo edhe duke pyetur specialistë IT. Dhe, rezultatet kanë qenë befasuese; mallrat dhe shërbimet që kushtojnë vetëm 50 mijë euro në tregun e lirë, RTSH do ti blejë plot 300 mijë euro! Skandali thellohet edhe më tej, pasi disa nga specifikimet teknike të mallrave nuk kanë fare referenca. Specialistët thonë se disa nga mallrat që pritet të tenderohen as nuk egzistojnë”, denoncon Salianji.

Në dokumente thuhet se RTSH kërkon të realizojë tenderin me objekt “furnizim- vendosje paisje dhe programe për shtimin e arkives numerike’ për RTSH-në”. Fondi i shkruar në letra është 35.726.705 lekë pa TVSH (me TVSH mbi 300 mijë euro). Specialistët e RTSH kanë shkruar në dokumente se kërkojnë “Furnizim HDD për shtimin e kapacitetit storage të serverave Dell PowerEdge R730”. Ky produkt gjendet online dhe mund të shihni referencën e çmimit.

(https://www.amazon.com/Seagate-ST1200MM0088-1-…/…/B01LWYTXMR).

Ndërkohë, RTSH kërkon “furnizim me karta ethernet PCI-e të serverave Dell PoëerEdge R730”. Sipas kërkesave teknike, vlera në internet është vetëm 600 euro. Ky është edhe linku i çmimit;

(https://www.amazon.com/10Gtek-E10G42BTDA-Ether…/…/B01DCZCA3O).

Më tej është kërkuar “furnizim, rritje e kapacitetit storage të modelit Dell Isilon Storage NL410”. Në internet, ky mall vlen 21 mijë euro.

(https://www.ebay.com/…/EMC-Isilon-NL410-3-Node…/333481183393).

Është kërkuar “furnizim, program Anti-ransomware per Isilon Storage NL410”. Sipas specialistëve të kontaktuar, rezulton se dokumentet janë fiktivisht, pasi ky produkt nuk ekziston.

Malli tjetër është “furnizim, Ethernet Switch Layer 3 me porta 10Gb/s”. Sipas specialistëve të IT, ky mall kushton rreth 16.000 USD.

(https://www.ebay.com/…/JH321A-HPE-FlexFabric-F…/132307963718).

Në fund të dokumenteve, RTSH kërkon garanci për këto mallra, apo edhe instalime të ndryshme. Madje, edhe konfigurime të pajisjeve elektronike. Sipas specialistëve, instalimet apo edhe konfigurimet mund t’i bëjnë dhjetëra punonjës IT që janë të punësuar me rroga të majme në RTSH. Por, edhe nëse s’mund t’i bëjnë këta punonjës, vlera maksimale e instalimeve mund të shkojë deri në 5 mijë euro. Dhe, nëse i mbledh bashkë të gjitha këto vlera në çmimin e tregut, atëherë shikon se kemi të bëjmë me një vjedhje të madhe, e cila arrin plot 250 mije euro! Në total të gjitha mallrat që ka porositur Thoma Gëllçi shkojnë 50 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re