Nisi si një kërkesë e një grupi tifozësh beratas por me sa po shihet shumë shpejt do jetë e realizueshme dhe ai që shihej një mision i pamundur pritet të kthehet në një ëndërr të buur për tifozët beratas. Pëllumb Salillari ka dhënë OK për blerjen e 74% të aksioneve të FK Tomorit dhe duket se këtë sipërmarrje do e bëj djali i tij, Edisoni.

Ai ka konfirmuar gatishmërinë për të blerë 74% të aksioneve dhe gjatë javës do të vij në Berat. Në vazhdën e takimeve ai pritet të ketë një takim me grupin iniciator të letër kërkesës dhe më pas me tifozë të tjerë beratas.

Ndërsa takimi i fundit do të jetë me kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj. Në këtë takim ai do të jetë i shoqëruar nga një grup juristësh për të parë pjesën ligjore dhe miku i tij, Agim Zeqo, ish presidenti i Skënderbeut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re