Duket se pashë shumë ecejakeve dhe thashetheme tashmë gjërat po fillojnë të bëhen zyrtare dhe Salilari LTD ka nisur në mënyrë zyrtare kërkesën për të blerë aksionet e FK Tomorit.
E gjithë nisi pa klubi përcaktoj buxhetin për vitin 2018 dhe po ashtu zerimin e borxheve dhe nxjerrjen e klubit në shitje. Pikërisht nga këtu nisi dhe një iniciativë e një grupi tifozësh, të cilët i kërkonin biznesmenit Pëllumb Salillari të blinte aksionet e Tomorit.
Pas shumë turbullirave dhe fjalëve pro e kundra më në fund vjen një konfirmim zyrtar. Sot pëllumb Salillari në cilësinë e presidentit të kompanisë Salillari LTD ka bërë kërkesën zyrtare për blerjen e klubit.
Tashmë në Berat pritet që palët të ulen dhe të nisin punën për shitjen e klubit.


