Sali Berisha i del në krah Albin Kurtit, për vendimet që kanë prekur Veriun e Kosovës, që ndodhet prej gati një jave nën tension e protesta.

Faktori ndërkombëtar, e sidomos SHBA-të disa herë i kanë kërkuar Kurtit, që të ndërhyjë, me urdhra të tjerë, për të tërhequr forcat policore në komunat me shumicë serbe në Kosovë, në mënyrë që tensioni të mos përshkallëzohet më tutje. Kurti ka rezistuar ndaj këtyre thirrjeve amerikanem dhe Berisha është pro tij.

“Gjatë këtyre ditëve qëndrimin e Kurtit unë e kam parë, qëndrimin e një kryeministri që kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij. Kjo është e vërteta, andaj çdo qëndrim të Albin Kurtit, jo unë nuk ndaj çdo qëndrim të tij. Por po të shohim ato qëndrime kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, me të drejtën e tij për të vendosur rendin dhe rregullin në të gjithë territorin e Kosovës”, theksoi ai.

Berisha e argumenton këtë qëndrim të tijin, me skeptizimin për efektet që mund të japin masat e SHBA-së, ndaj Kosovës.

“As me dënim, as me sanksion, ose druaj se dënimet dhe sanksionet ndaj Kosovës, lexohen si një inkurajim nga nacionalisti i verbër Vuçiç dhe në këtë kontekst unë jam skeptik se ato mund të ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen dhe paqen në rajon”, u shpreh Berisha.

Gjatë këtyre ditëve, ish-kryeministri ka dënuar sulmet, që ai i ka qujatur kriminale nga banditë lokalë serbë, ndaj forcave policore dhe mediave./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re