Situata në Partinë Demokratike vazhdon të jetë e tensionuar. Më 29 korrik do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj partie.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë të indinjohen dhe të telefonojnë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Njëri prej tyre, ka thënë që ish-kryeministri Sali Berisha duhet të largohet përgjithmonë nga selia blu. Sipas tij, duhet një lider i ri dhe duhet nxjerrë një platformë për Partinë Demokratike.

“Ky Saliu akoma do ta çoj PD-në në skëterrë. Nuk del dot një lider tjetër, se e ka çuar në skëterrë. Çdo ditë që del, ankohet vetëm Rama, Rama, Rama. Nuk nxjerr një platformë për PD-në, ça do japi, ça do bëj, asgjë tjetër, vetëm i ngeli Rama, Rama, Rama”, u shpreh qytetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re