Quinoa e kombinuar me perimet i jep kësaj sallate një shije të veçantë, të freskët dhe mbi të gjitha e bën plot vlera ushqyese.

Përbërësit:

100 g Quinoa

½ Kungulleshka

½ Spec i kuq

1 degëz Selino

½ Mollë jeshile

½ Shegë

½ Lëng portokalli

½ Lëng limoni Kripë Vaj ulliri

Shpëlajmë disa herë quinoan derisa uji të dali i pastër, e ziejmë në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. E kullojmë dhe e vendosim në tas, shtojmë perimet pasi i kemi prerë imët në kubikë. Shtrydhim limonin, portokallin, shtojmë kripë piper dhe vaj ulliri, e përziejmë derisa të bëhet një mase dhe shtojmë te quinoa. E shërbejmë në pjatë dhe e zbukurojmë me gjethe selinoje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re