Panxhari është i pasur në vlera ushqyese pasi përbëhet nga vitamina, zink, jod, magnez, kalcium, natrium, nitratet natyrale.

Vetitë e panxharit njihen edhe për faktin se rrit funksionet e organeve dhe të pastron fshikëzën e tëmthit, veshkat.

Për shkak të numrit të lartë të lëndëve ushqyese, kjo perime në mënyrë efektive trajton sëmundje si diabeti, problemet me gjumin, sistem imunitar të dobët, aneminë, aterosklerozën, presionin e lartë të gjakut dhe problemet me tiroidet. Efekti i vetëm anësor i tij është ngjyra e kuqe e urinës.

Ja si të përgatisni një sallatë:

Përbërësit

200 gr panxharë të marinuar
100 gr kastraveca të marinuar
4 lugë majonezë

4 lugë salcë kosi
4 lugë arra të grira
1 lugë kopër të grirë
1 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Përgatitja

Panxharin dhe kastravecat i presim në copëza të vogla. Bëjmë bashkë salcën e kosit me majonezën, kripën, vajin e ullirit dhe shtojmë panxharin me kastravecat. I trazojmë, shtojmë arrat e grira dhe e servirim me piper te bluar dhe kopër.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re