Zyrtarët federalë të shëndetësisë në SHBA, kanë njoftuar të premten (30 maj) se shumë njerëz në 18 shtete kanë shfaqur simptoma helmimi nga ushqimi me salmonelë, e cila është konstatuar në kastravecë.

Kjo perime, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ishte prodhuar nga Bedner Growers me bazë në Florida dhe shpërndara në shumë pika nga Fresh Start Produce Sales, përfshirë restorante, spitale, anije turistike dhe dyqane ushqimore.

Deri më tani nuk dihet numëri i saktë i personave me simptoma helmimi, por disa kompani kanë tërhequr nga tregu kastravecët.

Shpërthimi u zbulua gjatë një inspektimi, ku zyrtarët e FDA-së gjetën salmonelë në një mostër të kastravecave Bedner Growers. Kjo mostër përputhej me llojin e salmonelës që i sëmurte njerëzit.

Simptomat e helmimit nga salmonela përfshijnë diarre, ethe, të vjella, dehidratim dhe dhimbje stomaku. Shumica e njerëzve që sëmuren shërohen brenda një jave. Infeksionet mund të jenë të rënda tek fëmijët e vegjël, të rriturit e moshuar dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët, të cilët mund të kenë nevojë për shtrim në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko