Lajmi i largimit të Delinda Disha nga “Portokalli” erdhi i papritur për publikun e gjerë por jo vetëm.

Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i
shoë-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në
emisionin “Rreze Dielli”.

I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit
largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u
shpreh: “Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”.

Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur
trupa e show-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër
qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush duket se nuk e ka pritur
ikjen e aktores.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re