Një status i pazakontë është përcjellë për publikun nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kryedemokrati ka cilësuar si njeriun e “erës së ndryshimit”, njeriun më problematik të momentit për BE-në, ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini, njëherësh z/kryeministër. I njohur dhe si kreu i Lega-s, një parti e ekstremit të djathtë eurospektike dhe anti-emigrant, Salvini ka shkruar një status prej së cilit është mikluar Basha.

“Koha e mafias ka stërpërfunduar! Tani duhet të demostrojmë se shteti është më i fortë. Dua të kujtohem, në fund të udhëtimit, si njëri që më shumë se të tjerët luftoi Camorrën, ‘Ndrangheta-n dhe Mafian, duke u angazhuar në një turne, rajon pas rajoni”, është shprehur Salvini, i mbështetur më pas nga Basha:

“Mirësevjen ‘Era e Ndryshimit’, Matteo Salvini. Shumë shpejt edhe nga kjo anë e Adriatikut. Mafia shqiptare dhe Rama, që drejtojnë narko-shtetin, duhet të ndjejnë ‘nxehtësinë’ nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të së shkuarës”, shkruan kreu demokrat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re