Subscribe
Pas tërmetit shkatërrimtar, tashmë e gjithë vëmëndja turistike do të jetë tek ringritja e imazhit për qytetin bregdetar të Durrësit.
Për këtë qëllim një samit turistik, pritet të zhvillohet në këtë qytetet këtë muaj, ku pjesmarrës do të jenë ministra të turizmit të rajonit, turoperator si dhe organizata botërore të fushës.
Ky samit vjen në këtë fillim viti me qëllim promovimin e Durrësit, I cili mban peshën kryesore turistike të Shqipërisë
shkatërrimi I disa hoteleve në këtë qytet është një lajm I keq për industrinë turistike, por ministri thotë se janë bërë verifikime me ekspert të huaj, për të gjitha godinat hoteliere.
Sipas të dhënave gjatë vitit që lamë pas në shqpëri erdhën 6.4 milion turistike, afro 500 mijë më shumë se një vit më parë. Por 2020 mbetet një sfidë jo vetëm për të ruajtur këtë trend por edhe për tu bërë më tërheqës për të huajt.
