Samiti i Ligës Arabe të shtunën bëri thirrje për shpërndarjen e menjëhershme dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gaza dhe dënoi sulmet izraelite në Siri, raporton Anadolu.

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht kombeve me ndikim, që të përmbushin përgjegjësitë e tyre morale dhe ligjore duke ushtruar presion për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të siguruar shpërndarjen pa pengesa të ndihmës urgjente humanitare në të gjitha zonat e prekura në Gaza”, thuhet në deklaratën e përbashkët të samitit.

Udhëheqësit arabë dënuan dhe “sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin sirian, shkeljet e sovranitetit të tij dhe përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar kapacitetet e tij kombëtare”.

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ushtrojnë presion për të ndaluar këto sulme dhe për të respektuar sovranitetin e kombeve”, thanë ata.

Përveç kësaj, udhëheqësit arabë kanë thënë se do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pasi Izraeli të ndalojë agresionin e tij kundër Rripit të Gazës.

Samiti i 34-t i Ligës Arabe filloi në Bagdad, ku lufta e Izraelit në Gaza dominoi bisedimet, ndër çështje të tjera rajonale.

Ky është samiti i katërt në Irak dhe i pari që nga viti 2012. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko