Kryeministri Edi Rama ka reaguar në pritje të punimeve samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë plani i ri i rritjes.

Në një postim në ‘Facebook’ Rama thekson se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

“MIRËMËNGJES dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re