Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Ai bëri thirrje që vendet e rajonit t’i lënë pas problemet e së shkuarës e të shohin para, teksa kujtoi nisjen e Procesit të Berlinit.

“Falenderues për presidenten e KE-së, për Varhelyi për gadishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, lidhur me arsyen se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë. shtë e qartë se mundësia e re që përfaqëson ky plan është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej një dekade për një të ardhme të përbashkët por na sfidon për të dëshmuar për gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian. Mundësitë mund të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, hezitim, apo kufizime apo shtrëngime por që të përfitojmë nga kjo mundësi”, u shpreh Rama.

“Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa nga vendet e rajont përballen me çështje komplekse midis tyre, megjithatë bëj thirrje t’i lëmë pas këto. Çështjet dypalëshe duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh. 10 vjet më parë, udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e kancelares në Berlin. Objektivi nuk ishte për t’u marrë me plagët e së shkuarës, por me të ardhmen.

Gjatë këtyre 10 vjetëve Procesi i Berlinit na ka dëshmuar se sa më e lehtë të thuash se të bësh është sigurimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, tha Rama. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re