Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj foli për Vizion Plus, një ditë para Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

 

Në një intervistë të shkurtër gjatë edicionit të lajmeve, Xhafaj tha se zgjedhja e Tiranës si vendi për mbajtjen e eventit të rëndësishëm politik, mbi të gjitha, është një shenjë mbështetjeje për të gjithë shqiptarët dhe të gjitha shtetet e rajonit.

 

 

“Zgjedhja e Tiranës si qyteti për mbajtjen e Samitit, mbi të gjitha, është si një shenjë mbështetje për shqiptarët e të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për të 6 shtetet e rajonit është një rifokusim për të gjitha ato çështje që i kanë shqetësuar qytetarët e këtyre vendeve, për këtë proces të tejzgjatur të negociatave dhe vendosjen e të gjithë rajonit në rrugën e BE.”

 

 

Xhafaj komentoi edhe qëndrimin e opozitës ndaj qeverisë, dhe vendimin për të protestuar të martën, gjatë Samitit në kryqytet.

 

 

“Unë nuk besoj që ka një njeri sot në Shqipëri, përfshi edhe ata që janë pro protestës, që mendon se kjo protestë do ketë impakt pozitiv. E para, sepse është një moment hisotrik për të gjithë rajonin në një situatë konflikti ndërkombëtar. E gjithë kjo vitrinë po përdoret nga opozita për të ngritur veten e për tu rifaktorizuar. Dhe unë besoj që kemi një konflikt të drejtëpërdrejtë interesi, qëllimi i protestës shkon kundër asaj që kanë treguar liderët që kanë zgjedhur Tiranën si një shembull të një qyteti civil e demokratik i cili ka qenë shembull stabiliteti për të gjithë rajonin.

 

Ky vlerësim është ajo që opozita nuk do që të duket nesër, prandaj po shkojmë te ky manifestim që nuk duhet të ishte një manifestim kundër miqve që do të vijnë.”

 

 

Sa i përket diskutimeve dhe programit, Xhafaj u shpreh se, më e rëndësishmja është që ky Samit po vjen me ‘duart plotë’.

 

 

Duke iu referuar kështu, mbështetjes për energjinë, dhe diskutimeve për hapat e mëtejshëm ekonomik, politik dhe gjeostrategjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re