Skip to content

Samiti i Berlinit dhe çështja “Beleri”/ Kryeministri grek mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të procesit të Berlinit që do të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet.

Ai është pritur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në aeroportin e Rinasit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë, kryeministri e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po vend për herë të parë në një të Ballkanit Perëndimor”, njofton Ministria e Jashtme.

Pjesë e agjendës së Mitsotakis, sipas mediave greke, do të jetë edhe çështja “Beleri”, ku ai do të kërkojë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të lejohet të bëjë betimin.

Ndërkohë ministri i Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme priti edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, CharlesMichel, në kuadër të Samitit #BerlinProcess, që zhvillohet për herë të parë në një vend të BB”, shkruhet në postimin në X, të Ministrisë së Jashtme.

“”