Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi informal i zhvilluar këtë të hënë me disa nga homolgoët e tij të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin e zgjerimit të BE, Oliver Varhely.

 

Kreu i qeverisë theksoi se në fokus të diskutimeve ishte mbështetja e shtuar e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor në aspektin ekonomik.

 

“Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.”- thotë Rama.

 

Rama theksoi se ndonëse ende nuk ka në tryezë një shifër konkrete të rritjes së investimeve nga BE, pritshmëritë janë pozitive.

 

Nga ana tjetër, Rama iu përgjigj shkurtimisht interesit të gazetarëve për mungesën e kreut të qeverisë së Kosovës në këtë takim.

 

“Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar edhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha ai.

 

Rama zhvilloi një takim informal  parapërgatitor për samitin e Berlinit me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia si dhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko