Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli këtë të premte do të zhvillojë një takim me  krerët e shtetit për të diskutuar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Pjesë e këtij takimi do të jenë krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me bisedimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re