Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar Bashkimit Europian që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.  Gjatë fjalës së tij në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) i cili filloi punimet ditën e sotme, Basha u shpreh se asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.   Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”- tha Basha.

Ai e ka konsideruar këtë gjë si një domosdoshmëri që Ballkani Perëndimor të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re