Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë.

Rama tha se Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e gjithë botës dhe epiqendër e politikës europiane.

“Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Do të jetë një moment i rritjes së kuotave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe promovimi turistik, sepse do të jetë në ekranet e gjithë botës, pasi një javë më parë atë ditë, Shqipëria do të jetë në ekrane për xhiron e famshme të Italisë”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Të tërë në Tiranë do të jenë më 16 maj. Tirana do të jetë epiqendra e politikë europiane edhe njëherë tjetër dhe një moment historik për Europën ku janë shumë tema të ndërthurura në tryezën e vendimmarrjes, ku Europa duhet tu japë përgjigje disa pyetjeve për sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kosotove të jetesës.

Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e gjithë botës.

Do të jetë një moment i rritjes së kuotave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe promovimi turistik, sepse do të jetë në ekranet e gjithë botës, pasi një javë më parë atë ditë, Shqipëria do të jetë në ekrane për xhiron e famshme të Italisë.

Që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE, për të materializuar gjithçka për të mbyllur hendekun e krijuar ndër shekuj me Evropën, duhet të jetë anëtare e bashkimit. Kjo është e sigurt. Jam optimist dhe shoh që këto 100 metra të fundit të finishit, po rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko