Kryeministri Edi Rama ka nisur pritjen e liderëve europianë në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Teksa kreu i qeverisë pret mes reshjeve të shiut liderët nga vende të ndryshme të Evropës, në Shesh janë organizuar aktivitete me këngë popullore dhe valle.
Samiti i organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama mbahet në sheshin “Skëndërbej”.
Punimet do të nisin në orën 11:00 për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18.30 të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.
Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”.