Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.

Kallas foli për mediat lidhur me agjendën e Samitit, që janë sanksionet kundër Rusisë për ta ndaluar atë që të vazhdojë luftën në Ukrainë.

Kallas tha se duket qartë që presidenti rus, Vladimir Putin nuk e dëshiron paqen, e për këtë arsye sipas saj Evropa duhet të qëndroje e bashkuar për t’i shkurtuar fondet Kremlinit, në mënyrë që të mos të suportojë luftën me Ukrainën.

Kallas: Në fakt kemi paketën, gjithashtu po mendojmë edhe për paketën tjetër, kemi sanksione për energjinë për Rusinë, kemi dhe një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve, sepse është tejet e rëndësishme që  t’u shkurtojmë fondet për të vazhduar këtë luftë, pra financimet për të vazhduar këtë luftë. Ne këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar sepse shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe…

Pyetje: Po për bisedimet në Turqi keni optimizëm?

Kallas: Mendoj se është një propozim shumë i mirë. Sigurisht që ka proceduar të tjera por është e  është e rëndësishme edhe si mesazh që amerikanët janë për t’i ushtruar trysni Rusisë, kemi edhe ne mjetet kanë edhe amerikanët mjete dhe është e mira që t’i përdorim bashkë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko