Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.

Macron u prit me përqafime miqësore dhe shtrëngim duarsh nga kryeministri Edi Rama.

Presidenti francez ishte lideri i fundit evropian që mbërriti në Samit.

Pas mbërritjes së tij në sheshin Skëndërbej, Rama dhe Macron u drejtuan drejt ambientit , ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Presidenti Emmanuel Macron  mbërriti në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Macron shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e cila vjen për herë të parë në Tiranë.

Ata u pritën në aeroport nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko