Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me anë të të cilës tregon se në Shqipëri më 16 maj do të mbërrijnë liderët e kontinentit Evropian në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Videon Rama e nis me një fjalim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili thotë se “Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona thelbësore të gjejnë një fushë të re bashkëpunimi politik, sigurie, bashkëpunimi në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizje të njerëzve dhe veçanërisht të të rinjve tanë”.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.