Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i pranishëm në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, është shprehur se “shiritat e gjelbërt” në Ballkan, janë një ndihmë e madhe për qytetarët e rajonit.

Ai theksoi se Serbia është të hapur për tregun rajonal dhe bashkëpunim, ndërsa shtoi se kjo nismë është një ndihmë e madhe për biznesin dhe qytetarët.

Ai kërkoi nga partnerët të japin kontributin e tyre, me qëllim tejkalimin e pengesave, që mund të dalin gjatë këtij procesi.

Vuçiç: Nuk shoh një rrezik të madh politikë për pjesëmarrësit këtu, përveç se ne. Për ne janë të rëndësishëm shiritat e gjelbërta, kjo do të jetë një ndihmë e madhe për një mjedis biznesi më të mirë për qytetarët tanë. Për tregun e përbashkët rajon jam i hapur për të bashkë punuar. Kam një thirrje që ta ndihmoni me çështje të tilla, për të zgjidhur probleme të mëdha që do të ballafaqoheni.

Duhet të harmonizohemi kur flasim për çështjet ekonomike, para se të hyjmë në BE. Nëse ka masa të ndërmarra nga vendete fjalë, për shembull nëse duam të subvencionojmë kompani në Serbi, nuk e dimë nëse do jemi në BE, dhe nuk mund ta ofrojmë një shërbim të tillë. Shpresoj ta mirëkuptoni këtë problem tonin. Nuk e besoj se do marrim masa kundër tjetrit, por janë çështje që duhet të diskutojmë. Lirshmëria e rajonit si Ballkani i Hapur, do të jetë përfitim i madh për qytetarët.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re