Kryeministri Edi Rama, pjesë e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE që po mbahet në Malin e Zi, tha ndër të tjera se ky është një proces inkurajues që do të hape shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij.
Rama: Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave cdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit.
Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur edhe dicka shumë pozitive.
Sa i takon të tjerave duhet të punojmë.
Vijon…
