Përfundon Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes të NATO, që për herë të parë në historinë e tij u zhvillua online. Ministrja shqiptare Olta Xhaçka, duke iu referuar edhe përfundimit të NATO në vlerësimin për pandeminë, tha se edhe Shqipëria e konsideron Covid 19, një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës.

Sipas saj, duhet solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë, si dhe shprehur mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm, që janë mjekë, infermierë dhe sanitarë në të gjithë botën.

Ministrja shqiptare Xhaçka tha se pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria, por shprehur krenarinë për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura

Sipas Xhaçkës, ekspertiza dhe disiplina e FA rol në përballimin e pandemisë ka dhënë efektet pozitive. Ajo kërkoi unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani si dhe kohën për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë .

Një vend të rëndësishëm në diskutim zuri edhe rigjenerimi i diplomacisë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re