Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka konsideruar një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik mbledhjen e samitit të NATO-s në Vilnius.

Në një postim në Twitter, kreu i shtetit shkruan se vendimet e këtij samiti “do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën”.

Postimi i plotë:

Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.

Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes.

#WeAreNATO

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re