Një takim ministror i vendeve të G20 mbi tregtinë dhe ekonominë dixhitale filloi në qytetin japonez të Cukubas.

Eshtë ky një takim dy-ditor, i cili kryesohet nga ministri japonez i Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve, Masatoshi Ishida dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, ku temë kryesore do të jetë çështja e tregtisë së lirë.

Në të njëjtën kohë, ministrat e financave të G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore të grupit po takohen dhe në qytetin e Fukuoka.

Ministrat pritet të përqëndrohen në situatën aktuale në ekonominë globale dhe mosmarrëveshjen tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me përmirësimin e taksave dhe forcimin e masave për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike.

Japonia këtë vit për herë të parë kryeson G20. Një seri takimesh ministrore brenda G20 do të mbahen në qytetet japoneze këtë vit, të cilat do të kulmojnë në samitin në Osaka më 28 dhe 29 qershor.

Presidentët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë – Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin – gjithashtu do të marrin pjesë në Samitin në Osaka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re