Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një konferencë për mediat pas samitit të SEECP në Tiranë, shprehu shqetësimin për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të angazhohen në përpjekje diplomatike për të ç’tensionuar situatën.

“Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë. Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Presidenti.

Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Presidenti Begaj: Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë.

Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal.

Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi evropian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor’, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko