Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Diskutimet, sipas tij ishin të lidhura me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

“Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – lajmëroi Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me homologun kroat.

Sipas tij, kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.​

Samiti i Zagrebit, që ishte planifikuar me 6 dhe 7 maj në kryeqytetin e Kroacisë, vendin që kryeson me BE-në deri në fund të qershorit, por për shkak të pandemisë do të zhvillohet në formën e video-konferencës me 6 Maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re