Mediat serbe kanë zbardhur detaje të reja sa i përket takimit të liderve ballkanikë të organizuar në Beograd në kuadër të marrëveshjes “Ballkani i Hapur”.

Sipas informacioneve të publikuara më herët, zëvendësuesi i Zoran Zaev do të jetë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiç ka bërë me dije për mediat se në takim do të jenë të pranishëm edhe shumë biznesmenë. Kjo si duket për faktin se si rrjedhojë e marrëveshjes për Ballkanin e Hapur, pritet të ketë më shumë ndërveprim tregtar midis shteteve. Prania e biznesmenëve, synon që të shtojë marrëveshjet tregtare mes vendeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re