Qëndrimi i Greqisë se nuk do të japë pëlqimin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka progres në çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri , është ripërsëritur nga burime diplomatike nga Brukseli, raporton Protothema.gr.

Të njëjtat burime për median greke theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare.

Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e Bashkimit Evropian për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës. Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë, duke shtuar se pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor dhe nuk ndërhyn, por ajo që kërkon është për kryetarin e zgjedhur të Himarës , t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së , i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, do të diskutojë edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re