Çfarë u diskutua në Samitin e Maqedonisë së Veriut dhe çfarë përfiton Shqipëria, ishte një tjetër pikë diskutimi në “Quo Vadis” të moderuar nga pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Në një lidhje me “SKYPE” Drejtoresha e Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Ilda Zhulali tha se edhe këtë herë kryeministri Edi Rama i zhvillon këto takime për interesa personale dhe jo për vete.

Sipas saj ndryshe nga Albin Kurti, kryeministri Rama nuk kishte me çafër të mburrej dhe e zhvendosi vëmendjen jashtë Shqipërisë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si e patë samitin e sotëm?

Ilda Zhulali: Ky ishte një takim jashtë radhe i organizuar nga Maqedonia e Veriut edhe në prag të zgjedhjeve atje, kështu që duhej edhe një fotografi e bukur politike për të thënë se po bëhen hapa para në anëtarësimin në BE, premtim i dhënë prej kohësh nga qeveria aktuale, por që realisht nuk ka patur përparim. Nga ana tjetër patën kryeministrat e rajonit, ndihmëssekretarin amerikan që kishin një agjendë për planin e ndihmës ekonomike. Një paketë prej 6 miliardë eurosh që do jepen por nëse zbatohen disa reforma. Ne pamë kryeministrin e Kosovës që tha çfarë reformash do të bëjë dhe çfarë investimesh pret, a e pamë këtë gjë nga kryeministrin shqiptar? Pamë disa fjalë të përgjithshme, një shënjestrim të Serbisë, por nuk pamë asgjë që ka lidhje me qytetarët shqiptarë. Përdorimi i të tilla takimeve për shashka mediatike nuk sjell asnjë përfitim për ne. Rama i ka bërë edhe për të qeshur interkolutorët e tij, ka bërë dhe dirigjentin, por nuk ka prodhuar rezultat konkret për të përfituar ne. Patëm kryeministrin tonë që shkoi atje duar bosh, dhe kemi një bilanc të tmerrshëm reformash. Ai ka fondet e bujqësisë të bllokuara, hoqi Beqjan i gjendur në korrupsion për sterilizimin dhe për fondet e BE. Çfarë të thoshte tjetër ai, që ka burgosur kryetarin e opozitës, që këtu kanë plasur korrupsionet. Nuk ka me çfarë krenohet dhe  e zhvendos vëmendjen në gjëra të tjera.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re