Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto para darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së në Shkup.

“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama.

Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara në Facebook, në takim janë të pranishëm kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se në konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, do të marrë pjesë dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç si edhe përfaqësues prej Bosnje-Hercegovinës.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në mesin e zyrtarëve të BE-së do të jetë drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re