Pas mbarimit të samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh për shqiptarët se BE është këtu me ne.

 

Rama theksoi se takimi i sotëm është një gur themeli  mes Shqipërisë dhe BE.

 

‘Është në nder të gazetarëve të huaj të flas në anglisht., dua të falënderoj Charles Michel, presidentin e KiE, mikun e dashur, një mik i vërtetë i angazhuar ndaj rajonit pasi e kam parë të luftojë për rajonin. Për këtë dua të bashke edhe për Ursulën një luftëtare  e mirënjohur në Rajon. Thënë kjo do doja të theksoja përmasën historike të këtij samiti. Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE-së për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor, është shenjë e jashtë zakonshme të një vetëdijesimi se sa ka nevojë Ballkani Perëndimor për BE-në dhe e anasjelltas.

 

 

E shoh rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor i paqes, prosperitetet dhe bashkëpunimit. Është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, e sidomos popullit shqiptar që tu përçohet mesazhi që BE është këtu për ne. BE  e ka thënë se shqiptarët janë populli me pro BE në Europë. Vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë totale për tu lidhur me Europën, kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo fe besimi tek BE. Ky është një takim është një hap, nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE-së por është një gur themeli që tregon jo vetëm nëpërmjet pranisë por edhe fakteve të tjera.’- tha Rama.