Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritej që të ishte i pranishëm në Samitin për Ukrainën që do të zhvillohet në Tiranë, por jo.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis nuk do jetë për shkak të një pengese të madhe që lidhet me çështjen e Fredi Belerit kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe deklaratave provokuese sipas tyre të kryeministrit Edi Rama.

Në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis. Përfaqësimi grek do të ekzistojë, siç shkruan “Tanea”, por i një niveli të ulët.

Gazeta shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal i Belerit, me paraqitjen e pretencës nga pala mbrojtësve. SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin dhe 2 vite për Kokaveshin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re