Pas Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Brigadave kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp së bashku me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare tha se ka paraqitur kërkesën që BE të njohë certifikatën digjitale të Shqipërisë, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të vaksinuar të lëvizin lirisht pa masa kufizuese.

“Kërkova që karta e gjelbër digjitale e një vendi të rajonit tonë të njihet në të gjithë BE dhe shtetasit shqiptarë të lëvizin lirisht si të gjithë qytetarët e BE”, tha Rama në konferencë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re