Ish-diplomatja Ilda Zhulali, në një intervistë , e ka quajtur “spektakël bosh” Samitin e Ukrainës të zhvilluar në Tiranë.

Ish-diplomatja Zhulali u shpreh se “Rama ka mendjelehtësi të papranueshme për mënyrën se si e ka adresuar çështjen e sigurinë e rajonit dhe NATO”.

Ndërsa theksoi se qeveria shqiptare nuk përgjigjet kërkesave minimale të sigurisë në Shqipëri, jo të marrë peshë më të madhe në arenën ndërkombëtare.

Ilda Zhulali: Zelensky i ka kërkuar ndihmë çdo vendi që është rreshtuar krah tij. Shqipëria është pjesë e gjithë vendeve që po përpiqen dhe mobilizuar industrinë luftës. 

Rama ka mendjelehtësi të papranueshme për mënyrën se si e ka adresuar çështjen e sigurinë e rajonit dhe NATO. Kemi parë një qeverisje të papërgjegjshme që nuk i përgjigjet kërkesave minimale të sigurisë në Shqipëri, jo më pastaj për të marrë peshë më të madhe në arenën ndërkombëtare të NATO-s, siç na kërkohet. Nuk pres që Rama të këtë ndryshim kursi 100% dhe të na Rilindë kryeministër tjetër.

Mënyra si e trajton Samitin, dhe dita sotme ishte një panoramë se si ai thjesht përpiqet ta përdorë si një spektakël bosh dhe për të manipuluar opinionin publik sesa për të korrur rezultatet konkrete në të mirë të qytetarëve dhe sigurisë tonë kombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re