Bosi i Samsung Mobile DJ Koh konfirmoi se flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S9 do të debutojë muajin e ardhshëm në Kongresin Mobil Botëror sipas një raporti të ZDNet.
Raporti citon Dj Koh i cili nuk ju referua telefonit si Galaxy S9, ndërsa një emërtim tjetër për telefonin do të ishte surprizë më vete.
Ka pasur raportime se Samsung mund të tregonte telefonët në CES po që nuk ndodhi.
Galaxy S8 dhe S8+ u prezantuan vitin e kaluar në aktivitetin tradicional “Galaxy Unpacked” në Mars dhe dolën në shitje në Prill.
Prej vitesh telefonët janë prezantuar në Kongresin Mobil Botëror me përjashtim të vitit të kaluar kur kompania vuajti problemet me baterinë e Note 7-ës.
Këtë vit Kongresi mbahet në datat 26 Shkurt – 1 Mars. Nga e kaluara mësojmë se debutimi në Barcelonë sillte shitjet në fund të muajit Mars ose në fillim të muajit Prill.
Detajet rreth telefonëve janë të pakta dhe nuk pritet ndonjë ndryshim radikal sepse i tillë ishte Galaxy S8. /PCWorld Albanian

(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re