Skip to content

Samsung prezantoi një edicion special të Note për Lojërat Olimpike Dimërore

Edhe nëse largohen nga Lojërat Olimpike Dimërore pa një medalje, atletët do të marrin me vete një telefon të ri Samsung.
Ditën e Mërkure gjigandi i teknologjisë prezantoi një edicion të veçantë të Galaxy Note 8 për të gjithë atletët që bëhen pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyeongChang.
Samsung tha se do të dhuronte 4,000 modele për atletët dhe stafin e lojërave.
Telefoni ka kapakë të pasmë të bardhë dhe logon e kompanisë dhe lojërave olimpike në ngjyrë të artë.
Gjithashtu do të vijë së bashku me sfondet dhe aplikacione të PyeongChang 2018.
Kjo nuk është hera e parë që Samsung dhuron telefonë për atletët e lojërave olimpike. Në 2016-ën kompania dhuron Galaxy S7 Edge në Lojërat Olimpike në Rio. /PCWorld Albanian