Skip to content

Samsung prezantoi SSD-të me kapacitetin më të lartë në botë me 30 terabajt memorie

Samsung 30.72TB SSD 02 main 1.0

Samsung prezantoi diskun solid me kapacitetin më të lartë botë me plot 30.72 terabajt hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Kjo është memoria më e lartë vendosur në një disk 2.5-inç deri më sot dhe është dizajnuar për sipërmarrjet të cilat duan të largohen nga disqet e vjetra mekanike.

I quajtur PM1643, disku përmban 32 pako 1 terabajtëshe NAND secili prej tyre me 16 nivele të çipeve 512 gigabajt V-NAND.

Memoria mjafton për të ruajtur 5,700 filma HD ose 500 ditë video non-stop.

Seagate në të vërtetë ka ndërtuar një SSD me kapacitet më të lartë, 60 terabajt ekzaktësisht, por disku kishte një madhësi prej 3.5-inç.

Shpejtësia e tij e leximit është 2,100 MB/s dhe shkrimi 1,700 MB/s. Kështu do të merrnit tre herë më shumë shpejtësi sesa disku solid i një laptopi apo desktopi si në rastin e 850 EVO. /