Samsung prezantoi një produkt surprizë ditën e Premte por nuk është telefoni që prisni prej kaq shumë kohësh.

Kompania zbuloi një tablet të ri, Tab S5e. Samsung thotë se është tableti më i hollë dhe më i lehtë që ka prodhuar ndonjëherë me 5.1mm trashësi dhe peshë prej 400 gramësh.

Tableti vjen me Android 9 Pie dhe ka ekran 10-inç me rezolucion 2560×1600. Gjithashtu është i pari me asistentin virtual Bixby 2.0.

Samsung me të solli edhe një funksion interesant: Call & Message Continuity me të cilin përdoruesit mund të marrin telefonatat dhe SMS në tablet.

Ekrani AMOLED shoqërohet nga katër altoparlantë AKG. Për 400 dollarë tableti ka shumë për të ofruar.

Megjithatë nuk i përket rangut të Tab S4 i cili kushton 650 dollarë. Së pari Tab S4 ka procesor Snapdragon 835 ndërsa Tab S5e Snapdragon 670 i cili është më pak i fuqishëm.

E thënë më thjeshtë, Tab S4 mund të përballojë deri në 10 procese njëherazi ndërsa Tab S5e vetëm 2.

Një tjetër disavantazh është mungesa e lapsit S Pen. Samsung premton 14.5 orë jetëgjatësi baterie. Përdoruesit mund të zgjedhin mes modelit LTE ose Wi-Fi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re