Samsung Electronics Co. Ltd. në bashkepunim me Microsoft, prezantoi Samsung HMD Odyssey, ose sic njihen ndryshe syzet virtuale.
 
“Samsung HMD Odyssey është pajisje me performancë të lartë, e cila ashtu si të gjitha produktet tona, sjellin risi domethënëse për jetën e konsumatorëve tanë”, tha YG Choi, Zëvendëspresident i Ekipit të PC Business, pranë Samsung Electronics.
 
Me ekranet AMOLED të dyfishtë 3.5 inç, Samsung HMD Odyssey sjell ngjyra më të gjalla dhe të zezë më të thellë, duke ofruar imazhe më reale. Fusha e pamjes prej 110-gradë i lejon përdoruesit të zbulojnë përvojat primare virtuale përreth tyre.
 
Kur bëhet fjalë për zërin, Samsung HMD Odyssey vjen me Sound Spatial 360°, duke siguruar përdoruesit me zë të plotë rrethues, përmes kufjeve të integruara premium AKG.
 
Samsung HMD Odyssey vjen i paketuar së bashku me kufjet e integruara AKG dhe grupi i mikrofonave për komandat zanore, si dhe dy telekomanda për lëvizjet. Samsung HMD Odyssey dhe do të jetë të disponueshme më vonë gjatë këtij viti në SHBA, Kinë, Kore, Brazil dhe Hong Kong, me porosi që fillojnë vetëm në SHBA më 3 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re