Televizioni informativ Abc News ka ndërruar pronar. Aksioneri kryesor, Aleksandër Frangaj ka shitur aksionet për shumën 600 mijë euro te kompania e sapokrijuar A.B.C. MANAGEMENT për 600 mijë euro, sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Referuar BIRN, blerësi A.B.C. MANAGEMENT është një kompani e re e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma.

Nuk dihet nëse blerësi i vëretë është Z. Gkouma apo pas saj qëndron ndonjë biznesmen tjetër. Në media është përfolur se interes për blerjen e aksioneve të televizionit ka pasur një prej spitaleve private në vend.

Abc News zotëron 2.9% të tregut, ndërsa gjatë vitit 2018 shënoi një rënie në masën 30% të të ardhurave. Pas largimit të drejtorit të informacionit, Armand Shkullaku në Janar të 2017-ës, televizioni ndryshoi linjë editoriale duke u reshtuar në krah të qeverisë./ politiko.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re