Ministri i Brendshme, Sandër Lleshaj i ka bërë ftesë studentëve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta të regjistrohen për tu bërë pjesë e pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Në një postim në Twitter, Lleshaj tha se kriteret që studentët duhet të plotësojnë është të kenë notë mesatare mbi 8, nivel të lartë të gjuhës angleze dhe gjendje të mirë fizike.

Postimi i plotë:

15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim.

Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.

Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re