Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për pasaporta dhe letër njoftime para muajit janar.
Përmes një statusi në “Facebook”, Lleshaj e quan vonesën e aplikimeve një shqetësim.
Kujtojmë që gjatë fundvitit aplikimet nuk shtohen vetëm për shkak të skadencës së dokumenteve, por edhe për arsye të festave.
Ndër të tjera ai shkruan:
“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse”, nënvizon Lleshaj. ()
