Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerëson se ushtria ruse është një mit. Në studion e “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, Lleshaj tha se ushtria ruse është ngritur gjithmonë mbi bazën e mashtrimit. Ish-ministri kujton humbjet dhe dështimet e ushtrisë ruse që nga dy Luftërat Botërore.

“Është një mit që është thyer sa herë që kjo ushtri është ndeshur. Ushtria ruse është ngritur mbi mashtrime. Shumë nuk e dinë që kjo ushtri e kuqe në vitin ‘39 kur Hitleri pushtoi gjysmën e Polonisë, Stalini pushtoi gjysmën tjetër. Më pas u bë viktimë e Hitlerit.

Më pas luftën e dytë që demostroi dështimin. Një ushtri që humbi dhe pati dëmtime të jashtëzakonshme. Është një ushtri që ka pasur një ballafaqim tjetër në Afganistan dhe u kthye me humbje.

Sukseset e vetme kanë qenë disa ndërhyrje në Pragë, në Hungari. Është një ushtri që nuk ka arritur ndonjëherë të demostrojë kapacitete të mirëfillta”, tha Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re