Sandër Prosi është një nga xhevairët e gjerdanit të artistëve të cilët krijuan teatrin shqiptar, kinematografinë shqiptare dhe ndërtuan dhe shkollën e aktrimit shqiptar.

“Exclusive” sjell sonte një dokumentar per aktorin e madh të skenës dhe ekranit përmes rrëfimit të miqve dhe familjarëve.

 

“Është një nga xhevairët e gjerdanit të artistëve të cilët krijuan teatrin shqiptar, krijuan kinematografinë shqiptare dhe ndërtuan dhe shkollën e aktrimit shqiptar”, thotë Mirush Kabashi.

“Figura e Sandrit më mbante larg sepse ai ishte një kollos i teatrit”, thotë Yllka Mujo.

“Në kinema shumë e rëndësishme për aktrimin është syri. Ndërsa Sandri e kishte të tërën, Sandri kishte ajrin”, tha Mevlan Shanaj.

 

“Mbaj mend, p.sh., tek xha Jaho tek “Në fillim të verës” Sandri rrinte gjatë gjithë kohës me vlonjatë, që të kapte aksentin vlonjat”, tha Guljem Radoja.

“Sandri ishte njeri shumë i kulturuar, e njihte shumë mirë letërsinë, i binte violinës. Ai ishte një ansambël i gjerë kulturor”, tha Pali Kuke.

 

“Shpesh herë flisnim për tema që ishin të ndëshkueshme. Pra na ndihmonte ky lloj sekreti i krijuar”, u shpreh Kujtim Cashku.

“Kur ne ishim fëmijë, ishte i rreptë madje mua më kujtohet shqetësimi i tij, kur unë fillova të shkruaja donte .. që të kisha një shkrim të bukur’, thotë i biri i Sandër Prosit, Aristidh Prosi.

Për më shumë sonte në 20.15 në exclusive SANDËR PROSI, NJË YLL QË VETËM LIND…

 

Top Channel

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re