Ish-kandidat presidencial amerikan, Bernie Sanders, e quajti sërish presidentin Trump “gënjeshtar patologjik” dhe në një fjalim fitoreje pas rizgjedhjes si senator, e dënoi politikën e tij raciste.

“Ne kemi një president që është një gënjeshtar patologjik”, tha Sanders, duke shtuar se “në vend që të bashkojë kombin amerikan, ai na ndan nga ngjyra, nga origjina, nga besimi, gjinia…”.

Ndërkohë u njoftua se demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet amerikane të së martës, ndërsa republikanët mbajtën shumicën në Senat.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re